Studenti | Rreth Nesh
16221
page-template-default,page,page-id-16221,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.4,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.4.7,vc_responsive

Rreth Nesh

Historiku dhe Qëllimi

Shoqata Studenti është shoqatë kulturore e cila angazhohet për studentët shqipëtar dhe për kulturen shqipëtare në zvicër. Ne gjithmonë e ndjekim një vijë apolitike dhe ndalojmë çështjet partiake. Megjithëse shoqata është për pranimin dhe tolerancën fetare, ajo gjithashtu është e lirë nga të gjitha fetë.

 

Shoqata Studenti është nga studentë dhe për student dhe i ndjekë tre qëllime:

 

  • Përfaqësimi i identitetit dhe kultures shqipëtare
    • Ligjerata të ndryshme për historinë, kulturen, dhe gjuhën shqipëtare
    • Reprezantimi të kultures shqiptarë në institucione universitare në Zvicër
    • Projekte për ngritjen e identitetit shqiptarë
  • Ngritja i komunitetit shqiptarë në zvicër
    • Aktivitete dhe Evenimente të ndryshme ku mund të krijohen kontakte interpersonale
    • Mirëmbajtja e një rrjetit dinamik dhe praktik
    • Mbështetje nga komuniteti në sfidat studentore
  • Argëtim në jetën studentore
    • Udhëtime
    • Festa (Sofra, BQM, Rinora)
    • Aktivitete sportive

Aktivitetet

Old meet young

 

Ky eveniment organizohet cdo vit në fillim të semestrit vjeshtor. „Old meet Young“ u mundëson studentëve të ri të njihen me studentët aktual ose me ish-studentët, me qëllim këmbimin e eksperiencave në mes veti, si dhe informimin për procesin e studimeve dhe për karrierën pas studimeve.

Takimi Vjetor

 

Çdo vit, shoqata „Studenti“ organizon një mbrëmje festive për 28 Nëntorin, e cila mbahet në klubin „Rinora 4“. Organizimi bëhet mbi të gjitha nga ana e shoqatës, ku marrin pjesë grupe të ndryshme vallëzimi si dhe grupe muzikore.

Ligjeratë

 

Çdo semestër mbahet të paktën një ligjeratë me tema të ndryshme si: histori, literaturë, kulturë, gjuhë, ekonomi, etj.

Takimi ne BQM

 

Jedes Semester findet mindestens ein Gastvortrag statt. Die Themen erstrecken sich von Geschichte, Literatur, Kultur bis zu Sprache oder Wirtschaft.

BQM – Treff

 

Gjatë semestrit, çdo të dytën jave (ditën e martë), studentët takohen për një pije në BQM. Regjistrimi në këtë takim nuk është i detyrueshm.

Mbrëmje filmi, Bowling, Patinazh

 

Në mënyrë spontane organizojmë edhe mbrëmje filmi, luajmë Bowling ose shkojmë në patinazh.

Kryesia

Qëndrim Shtufi

President

Më parë: Projekte, Webmaster

Në kryësi nga viti 2015

Luftëtar Alija

Komunikacion & Marketing

Më parë: …

Në kryësi nga viti 2018

Pajtim Rama

Projekte

Më parë: …

Në kryësi nga viti 2018

Dafina Elmazi

Financa

Më parë: …

Në kryësi nga viti 2019

Lindita Sulja

Organizim

Më parë: …

Në kryësi nga viti 2019